Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ka përlotur pothuajse çdo person që ka pasur rastin ta shoh.
Bëhet fjalë për një baba ukrainas, i cili nga fillimi i luftës në Ukrainë i është bashkuar ushtrisë së vendit të tij për të luftuar kundër forcave pushtuese ruse.
Viktor Trynoha nga Ivano-Frankivsk i Ukrainë, është rikthyer të vajza 3 vjeçe Yaryna dhe djali 6 vjeç Makarii, të cilët nuk i ka parë për më shumë se 13 muaj.
Videon e realizoi gruaja e tij Viktoriia, ku shihet Viktori duket befasuar vajzën kur kthehet në shtëpi, dhe më pas së bashku me të shkojnë për t’i bërë befasi edhe të birit që ishte në shkollë.
Ata nuk mund të ndalnin lotët, pasi takuan babanë për herë të parë pas më shumë se një viti, kur si vullnetar i doli në ndihmë vendit kur Rusia vendosi të pushtojë Ukrainën.
Videoja vjen në kohën kur kreu i kundërzbulimit ushtarak të Ukrainës, tha se Rusia ka braktisur përpjekjet për të pushtojë më shumë territor, dhe po fokusohet në mbrojtjen e pozicioneve në pritje të kundërofensivës ukrainase.