Vjosa Osmani në Tetovë, Kasami i dhuroi Çelësin e Qytetit

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Presidentja e Kosovës ka vizituar sot qytetin e Tetovës. Vizita e saj filloi nga komuna, ku u prit nga Bilall Kasami, i cili pas takimit, Vjosa Osmanit i dha Çelësin e Qytetit. Kasami dhe Osmani para mediave u zotuan për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit.

“Ne si komunë e Tetovës do të vazhdojmë të kultivojmë lidhjet tona me komunat e Kosovës dhe do të punojmë që të jemi afër dhe të rinjtë tanë ti kemi afër në sferën e arsimit, kulturës e sportit. Ne si komunë punojmë intensivisht që rruga Tetova-Prizren sa më shpejtë të jetësohet dhe të jetë në shërbim të qytetarëve të dy shteteve”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

“Kosova do të jetë përherë mirënjohëse për ndihmën e pakursyer që kanë dhënë shqiptarët e Maqedonisë dhe qytetarët e Tetovës na kanë dhënë në kohët më të errëta për ne, nga vitet e hershme të 90-ta e deri tek lufta në Kosovë por edhe si vend vendi ku gjetëm strehë dhe prehej sa herë që kishim vështirësi”, tha Vjosa Osmani, presidente e Kosovës.

Pas vizitës në komunë, Osmani bëri një shëtitje në qytetin e Tetovës ku edhe u prit nga qytetarë të shumtë, ndërsa në Sheshin Iliria ishte organizuar edhe një program kulturor- artistik.

Presidentja e Kosovës mbajti një ligjëratë në Universitetin e Tetovës, me temën “Sfidat rajonale politike dhe ato të sigurisë”. Osmani shkoi në Tetovë pas inaugurimit të rrugës me emrin “Ibrahim Rugova”, në Çair të Shkupit, ndërsa vendosi lule te Busti i Skënderbeut dhe Hasan Prishtinës në Çarshinë e Vjetër. Presidentja e Kosovës vizitoi edhe Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, ku dhe mbajti fjalim. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme