Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme është privuar nga liria një 20 vjeçar, banues në fshatin Veleshtë të Strugës, të cilit i është gjetur drogë.
“Me datë 27.04.2023, zyrtarë policorë të Stacionit Policor të Strugës kanë privuar B.V.(20) nga fshati Veleshtë, Strugë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe ambientet ndihmëse, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe sekuestruar marijuhanë dhe mbetje të marijuhanës. Personi në fjalë është dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet padi adekuate”, thuhet në njoftimin e MPB-së.