Ish-gjyqtari Sali Berisha dënohet me 30 muaj burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër ish-gjyqtarit Sali Berisha për shkak të veprave penale “Marrja ryshfetit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.

Klankosova.tv përmes burimeve mëson se bëhet fjalë për ish-gjyqtarin Sali Berisha.

I akuzuari është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dy vjet e gjashtë muaj, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 19.09.2019 deri me datën 13.12.2019, si dhe koha e kaluar në arrest shtëpiak nga data 14.12.2019 deri me datën 23.03.2020.

Atij po ashtu i është shqiptuar dënim unik me gjobë në shumë prej 5 mijë eurosh, të cilin dënim i akuzuari është i obliguar ta paguaj në afat prej një muaji nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme