Një 25 vjeçar ka mbetur i vdekur mbrëmë në aksidentin që ka ndodhur në rrugën rajonale Shtip – Pllaçkovicë.
Sipas njoftimit të MPB-së, aksidenti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 21:00 afër fshatrave Tarinci dhe Karaorami i Ri.
“Aksidenti ka ndodhur mes automjetit Audi A5 me tabela të Shtipit e drejtuar nga 25 vjeçari K.T dhe automjetit Hyndai Akcent, po ashtu me tabela të Shtipi e drejtuar nga 43 vjeçari D.M”, deklaroi zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova.
Sipas saj në aksident në vendngjarje ka humbur jetën K.T, ndërsa vdekjen e konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë, ndërsa D.M ka pasur lëndime trupore.
Hetim në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shtp dhe Prokurori Publik.