Rexhep Selimi shkarkon avokatin e tij mbrojtës

Rexhep Selimi, ish-pjesëtar i UÇK-së, si dhe ish-deputet nga radhët e LVV-së, i cili po dyshohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga DHSK, në Hagë, ka kërkuar që avokati i tij mbrojtës, David Young, të mos e përfaqësojë më dhe në vend të tij të jetë Geoffrey Roberts.

 

Sikundër njoftohet në vendimin e Gjykatës Speciale “në bazë të rregullit 26(1) të Rregullave1 dhe nenit 16(1) të Direktivës për avokatin, sekretari kërkon miratimin e Trupit Gjykues për ndërprerjen e parakohshme të shërbimeve të  David Young si avokat i Rexhep Selimit.

Tutje në vendim sqarohet se më 25 prill 2023, Zyra e Mbrojtjes mori një letër nga Rezhep Selimi ku kërkonte që avokati David Young të tërhiqej si avokat i emëruar nga ai, dhe në vend të tij është caktuar si avokat zëvendësues Geoffrey Roberts.

Më tej htuhet në vendim se Rexhep Selimi përmes një përshkrim të shkurtër të motivimit të kërkesës së tij, Zyra e Mbrojtjes gjithashtu mori nga ai (Rexhep Selimi) një formular të nënshkruar dhe datë kërkese për takim, si dhe një autorizim për  Geoffrey Roberts.

Po kështu, në vendimin e Speciales thuhet se “në të njëjtën ditë, avokati Young paraqiti një kërkesë përkatëse për t’u tërhequr si avokat i emëruar për Rexhep Selimin, bazuar në arsye të mira, duke përshkruar arsyet për këtë”.

Më tej në vendim thuhet se “avokati Geoffrey Roberts i konfirmoi Zyrës së Mbrojtjes se ai ishte kontraktuar me një kërkesë për të përfaqësuar Rexhep Selimin dhe që ai do të pranonte emërimin. Geoffrey Roberts pranohet në listën e avokatëve të specializuar në përputhje me nenin 7 të ligjit të Direktivës për avokatin”.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme