Ministri i Shëndetësisë, me kritika të ashpra për punën e dikasterit që udhëheq

Gazetare: Vjollca Aliti

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti me kritika të ashpra për funksionimin e ministrisë të cilën e udhëheq vet ai. Shëndetësia sipas tij është në gjendje alarmante dhe me shumë probleme. Si vetëkritikë ai tha se fjalët e mira që fliten nga autoritetet shtetërore nuk përkasin aspak me gjendjen reale ndërkohë që kërkoi mbështetje dhe nga organet tjera të Qeverisë për të futur në binar funksionimin e dikasterit të shëndetësisë. Në mënyrë specifike, përmendi sistemin e kujdesit shëndetësor të personave të prekur nga sëmundjet mendore, të cilin e cilësoi si tërësisht të shkatërruar.

“Në krye të ministrisë së Shëndetësisë jam gati dy muaj. Atë që po e shoh, gjendja në shëndetësi nuk është aspak e mirë, është alarmante. Këtë e thashë edhe në seancë Qeverie dhe këtu do duhet të bëjmë shumë më shumë dhe për këtë kërkoj mbështetje. Këtë do e marr si autokritikë. Si e para, që nga formimi i shtetit tonë 33 vite në mbledhje të tilla themi fjalë të mira, të bukura, themi se gjithçka e kemi në rregull dhe siç do duhej por unë absolutisht nuk pajtohem se është ashtu. Ja, po bëhem vetëkritik. Ne kemi probleme bazike objektive para së gjithash flas për shëndetësinë”, deklaroi Fatmir Mexhiti, Ministër I Shëndetësisë.

Këto komente ministri I Shëndetësisë I bëri gjatë një konferencë të dedikuar shëndetit mendor të adoleshentëve gjatë kohës së pandemisë në të cilën ndër tjera u tha se krahasuar me moshat më të mëdha, në Maqedoni tek adoleshentët shkalla e depresionit, ankthit dhe mos funksionimit është dyfish më e lartë.

“Bazuar në hulumtimin global të UNICEF-it, tre nga katër problemet e shëndetit mendor të të rriturve fillojnë gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Kjo është arsyeja pse adresimi i hershëm i çështjeve të shëndetit mendor është i rëndësishëm. Ndërprerja e rutinës, arsimit, argëtimit, si dhe shqetësimi për të ardhurat dhe shëndetin e familjes, ka lënë shumë fëmijë dhe të rinjtë të ndjehen të frikësuar dhe të shqetësuar për të ardhmen e tyre”, u shpreh Patria Di Xhovani, Përfaqësuese e UNICEF.

Mbi një miliardë njerëz, në mbarë botën sipas OBSH-së , përballen me probleme që kanë të bëjnë me shëndetin mendor. Ndërsa sipas Unicef 1 në 7 fëmijë dhe të rinj në botë kanë probleme me shëndetin mendor. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme