Gazetare: Vjollca Aliti
Ministria e Financave do të sigurojë buxhet për terapi për 18 pacientë të prekur nga fibroza cistike të cilët janë cilësuar si pacientë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Një përgjigje e tillë e financave vjen pas protestave të sotme të shoqatës së pacientëve me fibrozë cistike të cilët kërkojnë që shteti të sigurojë terapi për të gjithë të prekurit nga kjo sëmundje të cilët janë 140 në numër dhe jo vetëm për disa që janë në gjendje të rëndë.
“Kërkesat tona ishin që mos të sigurohet buxhet vetëm për 18 pacientë por për të gjithë pacientët sepse sëmundja është e paparashikueshme dhe nga një fazë e lehtë mund të kalojë në fazë të rëndë për fat të keq dhe në fazë terminale. Ne vecmë humbën një pacient duke pritur dhe insistuam që kjo të jetë zgjidhje sistemore dhe jo zgjidhje me transport intervent”, deklaroi Fiki Gaspar, Asociacioni I pacientëve me fibrozë cistike.
“Kemi pritur 30 vite që të zbulohen një terapi e tillë dhe tani kur ajo ekziston pse të mos jetë e disponueshme për pacientët tanë. Në Evropë të gjithë pacientët mbulohen me këtë terapi, po ashtu dhe në vendet fqinje. Përse jetët tona të jenë më pak të vlefshme se sa jetët e pacientëve të prekur me këtë sëmundje, por që jetojnë në shtete tjera”, u shpreh Ivana Atanasovska, Asociacioni I pacientëve me fibrozë cistike.
Muaj më parë shteti siguroi terapi për 12 pacientë me fibrozë cistike, të cilët u vlerësuan se janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Megjithatë mbi 100 pacientë të tjerë me këtë sëmundje janë në pritje të shtetit për të gjetur para për blerjen e terapisë. Nga shoqata njoftuan se do të vazhdojnë edhe më tej me protesta derisa në buxhet të përfshihen të gjithë pacientët. /Alsat.mk