Duke folur për ndryshimet kushtetuese, analisti politik, Fejzi Hajdari, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se shpreson se me përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë do të ndodh edhe heqja e 20% dhe zëvendësimin me fjalën gjuha shqipe.
“Nuk ka popull në rajon, që me një kategori kushtetuese të tillë ofendues 20%, duron këtë formulim kushtetues. E tha edhe presidentja e Kosovës këtë”, deklaroi Hajdari.
Sa i përket zhvillimeve në kampin politik shqiptare, Hajdari tha se në momentin kur qeveria e ofron “karemin” thënë figurativisht, partitë politike ndryshojnë.
Ai tha se Aleanca për Shqiptarët para disa muajve ishte e zëshme në opozitë, ndërsa argumenti i tyre për hyrje në qeveri, e që lidhet me çështjen e integrimit, atë personalisht nuk e bind aspak.
“Ata kanë mundur të japin kontribut edhe prej pozicionit të opozitës, bile edhe më mirë dhe duke e ruajtur rejtingun. Tani dyshoj se pas kësaj se Aleanca do ta ruaj rejtingun që e kishte superior karshi partive politike opozitare, bile disa matje të fundit tregojnë, se Grupi i Zjarrit dhe Aleanca sepse edhe ata ishin futur edhe ata, tregojnë se ky grup dhe Aleanca janë aty për aty”, u shpreh Hajdari.
Hajdari tha se partia Alternativa kishte një rejting dhe me hyrjen në Qeveri e uli rejtingun.
“Pak a shumë e kishit rastin e BESËS, me hyrjen në Qeveri ju ul rejtingu, dhe me këtë kontekst e lidhi edhe Aleancën. Kam informacione se brenda ASH nuk janë gjërat të harmonizime”, deklaroi Hajdari. /SHENJA