Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu në mbledhjen e Kuvendin të Kosovës ka folur në lidhje me deklarimin e deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha e cila ka kritikuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me takimin në Bruksel për çështjen e të të pagjeturve.
Haxhiu, lidhur me këtë deklarim të Hoxhës ka thënë se për herë të parë çështja e të pagjeturve është duke u trajtuar me prioritet nga Qeveria e Kosovës.
“Lidhur me fjalën e Eliza Hoxhës, ajo foli për deklaratën e nënshkruar në Bruksel. Së pari për herë të parë çështja e te zhdukurve po trajtohet me prioritet dhe seriozisht nga qeveria”, ka thënë Haxhiu.
Sipas saj, nënshkrimi i kësaj deklarate në Bruksel e ka bërë Serbinë përgjegjëse për krimet e luftës dhe krimin e zhdukjes me fortë të qytetarëve të shtetit të Kosovës dhe se për herë të parë Serbia i pranon krimet e bëra në Kosovë.
“Nënshkrimi i deklaratës e bënë Serbinë përgjegjëse për krimin e zhdukjes me forcë të qytetarëve të saj. Për herë të parë Serbia pranon krimin e bërë dhe obligohet të jap informacione për varrezat masive ku ende i mban qytetarët tanë dhe obligohet të mos pengojë gërmimet. Pra me atë deklaratë Serbia pranon krimet shtetërore mbi qytetarët tanë dhe popullin e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.
Sipas saj është e papranueshme se si një deputet i Kuvendin thotë se Serbinë nuk e obligon ky dokument.
“Është e papranueshme që një deputet i Kuvendin Hoxha thotë se Serbinë nuk e obligon ky dokument. Kjo është e papranueshme, kjo është ajo që don Serbia të dëgjojë, që të mos obligohet nga një deklaratë qe e ka nënshkruar presidenti i Serbisë. Është e papranueshme që në këtë foltore të mos njihet kontributi i qeverisë për krimet e luftës”, tha Haxhiu.
Sipas saj ka pasur përpjekje nga PDK-ja kur ka qenë në pushtet që të amnistojë krimet e Serbisë.
“Ka pasur përpjekje nga qeveritë e kaluara kur janë udhëhequr nga PDK-ja që të amnistohen krimet që Serbia i ka bërë në Kosovë”, tha Haxhiu, e cila ka lëshuar një deklaratë të ish-ministrit të drejtësisë Hajredin Kuqi ku flet për amnistimin e krimeve të luftës.
“Dua të dëgjojë vete një deklaratë që e ka dhënë Hajredin Kuqi, i cili flet për amnistimin e krimeve të luftës, këtë qasje e ka ndjek qeveria kur është udhëhequr nga PDK, dhe Hashim Thaqi kur e ka udhëhequr dialogun e Serbisë”, tha ajo.
Sipas saj, politikisht ka pasur përpjekje për amnistim të krimeve të luftës nga Serbia.
“Juridikisht krime te luftës nuk amnistohen nuk parashkruhen, por politikisht ka pasur përpjekje për amnistimin e krimeve të luftës, tani Serbia për herë të parë pranon Krimet që i ka bërë në Kosovë, aktet e gjenocidit krimet kundër njerëzit, për herë ë parë trajtohen seriozisht”, tha ajo./Reporter.net