Dëmshpërblimi për përmbytjet në Tetovë, përplasen Komuna dhe Qeveria

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Komuna e Tetovës ka akuzuar Qeverinë për obstruksione. Shkak është bërë refuzimi për ta ndihmuar komunën për dëmshpërblimin e banorëve që e pësuan nga përmbytjet e vitit të kaluar.

“Dihet se gjatë kohës së vërshimeve të vitit 2022, këshilli komunal i Tetovës nuk ka qenë funksional shkaku i prishjes së tij dhe shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme e që rrjedhimisht nuk ka mundur të funksionoj komisioni për vlerësimin e dëmeve. Andaj kompetencat i janë deleguar komisionit qeveritar komision i cili është dashur ti bëj vlerësimet për t’iu dalë në ndihmë tetovarëve. Përgjigjja e Qeverisë ka qenë se duhet ju të bëni vlerësimin kur dihet se aso kohe nuk ka qenë funksional komisioni, me çka ka shkelur edhe të drejtën ligjore të banorëve për të mos iu dalë në ndihmë”, deklaroi Albi Qamili. zëdhënës i komunës së Tetovës.

Qeveria e ka cilësuar si të pakompletuar lëndën e dërguar nga Komuna e Tetovës, ndërsa i është dhënë afat 15 ditor për kompletim.

“Ju njoftojmë se lënda duhet të jetë në pajtim me metodologjinë e duhur dhe në afat prej 15 ditësh të kthehet në Komisionin për Verifikimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyre, e formuar nga Qeveria. Nëse në afatin e caktuar nuk kompletoni lëndën në pajtim me metodologjinë e re, komisioni do ta informoj Qeverinë se lënda është e pa kompletuar”, theksohet në reagimin e Qeverisë”, njoftojnë nga Qeveria.

Vit më parë nga vërshimet e ndodhura dy herë brenda vitit, u dëmtuam 157 objekte, shtëpi dhe dyqane, vlera e dëmit të të cilave arrin në 4 milion denarë. Nga komuna e Tetovës, kanë premtuar edhe një herë se në rast se Qeveria nuk ndihmon në dëmshpërblimin e banorëve, pagesat e dëmeve do ti bëj vet. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme