Në tubimin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) që po mbahet në aeroportin Ataturk në Stamboll, sipas të dhënave të medieve turke, janë mbledhur më shumë se 1.7 milionë njerëz, raporton SHENJA.
Të pranishmëve në takim iu drejtua presidenti turk dhe presidenti i AK-së, Recep Tayyip Erdogan, i cili është edhe kandidat në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Erdogan ka paralajmëruar një sërë projektesh të mëdha në metropolin turk të Stambollit, duke përfshirë “Tunelin e Madh të Stambollit”.
Ai ka ndarë edhe një video me dronë nga ky tubim.