Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 179 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 102 për tejkalim të shpejtësisë, 12 gjoba për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi.
Janë shqiptuar dhe dy gjoba për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara dhe 5 të tjera për kalim në të kuqe në semaforë…/Alsat.mk