Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë pasi disa të shtënave me armë brenda një fabrike të Mercedes Benz në Gjermani. Deri më tani policia ka arrestuar një të dyshuar, i cili mendohet se ka vepruar i vetëm.
Një sulm i papritur me armë zjarri në fabrikën e Mercedes-Benz në Gjermani la të vrarë një punonjës dhe një tjetër të plagosur.
Sipas raportimeve të policisë lokale ngjarja e ndodhur në Sindelfingen një person i dyshuar për ngjarjen është arrestuar, i cili është edhe punonjës brenda uzinës.
Deri më tani prokuroria konfirmon se autori ka vepruar i vetëm pa përfshirjen e personave të tjerë jashtë saj.
Menjëherë janë evakuuar të gjithë të punësuarit, për të cilët policia thotë se nuk ka asnjë rrezik.
Vetë kompania, një brand botëror, ka theksuar se po bashkëpunon me autoritetet, por nuk ka dhënë më shumë detaje për atë se çfarë ka ndodhur.
“Ne jemi në kontakt me autoritetet dhe po përpiqemi të sqarojmë faktet. Siguria e punonjësve është e para”, janë shprehur përfaqësuesit e Mercedes Benz.
Fabrika 56 në Sindelfingen, monton automjetet e modelit S-Class dhe është e përqëndruar në përmirësimin e fleksibilitetit dhe efikasitetit në krahasim me montimet aktuale.
Ngjarja e fundit e ngjashme me mëngjesin e së enjtes ka ndodhur në vitin 2012, ku të shtënat në një fabrikë për firmën teknologjike 3M në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Hilden la një person të vdekur dhe katër të plagosur.