Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në aksin Tiranë-Elbasan, pikërisht pranë mbikalimit në zonën e Mjull Bathores. Një automjet i ambasadës ruse është përplasur me ndarësin metalik tek këmbët e mbikalimit, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri, ndërsa shoferi është plagosur. Personi që ka ndërruar jetë është shoqëruesi i ambasadorit rus, Sergei Mironov 36 vjeç, ndërsa shoferi 30-vjeçar, Andrea Kukuviç, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se automjeti në fjalë ka qenë disa herë shkelës i rregullave të qarkullimit rrugor. Kryesisht shkeljet janë konstatuar në shpejtësinë tej normave te lejuara. Automjeti në të paktën 2 raste është konstatuar nga makina inteligjente duke udhëtuar tej normave te lejuara. Edhe pse ka qenë mjet i trupës diplomatike me targa CD, mjeti është shpallur në ALERT. Lidhur me këtë është vene në dijeni dhe ambasada ruse në Tiranë.
© SYRI.net