Revista e njohur “The Globe”, i ka shokuar të gjjithë me lajmin që ka publikuar në faqe të parë se Princ William nuk është fëmija i parë i Princesësh Diana, por ai ka dhe një motër secrete, e cila sot është 40 vjeçe.
Ajo quhet Sarah dhe jeton në një qytezë të vogël në Neë England në fshehtësi. Por pyetja që po i mundon të gjithë është si ajo është 40 vjeç pra më e madhe se Ëilliam kur ky i fundit ka lindur vetëm 11 muaj mbas martesës të së ndjerës me Charles?
Por nuk mbaron me kaq. Sarah-s i është mbajtur gjithmonë e fshehtë prejardhja e saj e vërtetë, derisa në moshën 20 vjeçare, mbasi prindërit e saj humbën jetën në një aksident automobilistik, ajo gjeti një ditar të tyrin që i zbuloi të gjithë të vërtetën. Ajo ka thënë se është përpjekur të gjejë mamanë e saj të vërtetë deria dy vite më parë në sekretarinë telefonike i erdhi një mesazh kërcënues.
E terrorizuar nga fakti se mund të ishte në rrezik dhe nga siguria që vdekja e Lady Diana-s nuk ka qënë rezultat i një aksidenti por i një vrasjeje, ajo emigroi drejt Amerikës dhe thuhet se tani jeton me një identitet fals.
© SYRI.net