Gazetare: Melihate Rustemi
Në shkolla të caktuara fillore dhe të mesme tashmë një kohë të gjatë po gjejnë zbatim disa nga rekomandimet e miratuara një ditë më parë nga Qeveria për rritje të sigurisë në objektet shkollore dhe parandalimin e dhunës mes moshatarëve. Psikologët thonë tha se për tu zbatuar në përpikëri të gjitha rekomandimet, në shkollat me më shumë nxënës duhen më shumë psikolog në të kundërtën një psikolog duhet të punojë me orar 16 orësh.
“Në psikolog, sikurse në rastin tonë, në shkollën tonë nuk mund ti del ballë 824 nxënësve, që tu ndihmoj në problemet e tyre që shfaqen në shkollë ose jashtë shkollës. Gjatë orëve mësimore nuk lejohet përdorimi i celularëve, nuk ka rregullore të caktuar që të ndërpritet tërësisht përdorimi i tyre që jam pro kësaj ndalese sepse do të nxis debate, do të nxis interesimin dhe koncentratin e nxënësve”, deklaroi Blerim Nebiu, psikolog.
“Një pjesë e rekomandimeve janë shumë të mira, sikurse që shërbimet profesionale duhet të merren me profesionin e tyre dhe jo me administratën. Megjithatë, ka një pjesë të rekomandimeve që janë shumë të imponueshme. Ne nuk dëshirojmë qasje represive në zgjidhjen e krizës sepse vet kriza është represive. Mundohemi të shmangim çfarëdo lloj etiketimi të individëve të caktuar, në këtë rast nxënësve të cilët mund të jenë kryerës potencial ose të rrezikshëm”, u shpreh Lina Unkovska, psikooge.
Nga Qyteti i Shkupit nuk morëm përgjigje nëse do të realizojnë programe shtese për parandalimin e dhunës në shkolla. Nga Komuna e Çairit thanë se janë në përpilim të një strategjie për mbrojtje dhe kundërpërgjigje ndaj veprimeve të dhunës.
“Duhet të bëjmë riedukim të nxënësve, ku do të bëjmë disa module, konkretisht çfarë paraqet bulizmi, si të parandalohet, si të ballafaqohen me të njëjtën, ku ta paraqesin e kështu me rradhë, në këtë formë ta ngremë vetëdijen te nxënësit dhe të kemi një rini të shëndoshë dhe të pa dhunshme do të kisha thënë”, tha Fari Iseni, zëdhënës i Komunës Çair.
Ndërkohë nga UNICEF-I u thanë se problemet janë detektuar që në kohën e pandemisë kur edhe janë shfaqur shenjat se mund të parqiten rastet të dhunës, ngjashëm me ato në Serbi.
“Të rinjtë tashmë një kohë të gjatë, posaçërisht gjatë periudhës së pandemisë na kanë treguar se nuk ndjehen mirë, se kanë probleme me shëndetin mental. Mirëpo, bisedat për shëndetin mental akoma janë të shoqëruara me stigmatizim të madh. Nëse dëshirojmë tu ndihmojmë fëmijëve tanë kur bëhet fjalë për shëndetin mental fillimisht ne duhet të kujdesemi që të jemi mirë, ne, si shërbim ekspertësh, si mësuese të tjerë”, deklaroi Patricia DiXHovani, UNICEF.
Dhjetë rekomandime tashmë të miratuara nga Qeveria tashmë u janë dorëzuar shkollave për rritje të sigurisë në objektet shkollore dhe parandalimin e dhunës mes moshatarëve. Mes tjerash rekomandohet që të gjitha pushtetet vendore, në bashkëpunim me Qendrat Nderkomunale për punë sociale, të formojnë ekipe profesionale në nivel komunal, fokusi i të cilave do të jetë biseda me secilin fëmijë, në secilën shkollë. Gjithashtu, rekomandohet të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që të mbajnë takime me të gjithë prindërit/kujdestarët me temë: përmirësimi i proceseve, sigurisë, organizimi dhe kushtet në objektet shkollore dhe rrethinën. /Alsat.mk