Gazetar: Miki Trajkovski
Me temperaturë të lartë, plogështi dhe kollë, prindërit nga Ohri, në fundjavë, festa dhe në mbrëmje, tashmë dy vjet janë të detyruar t’i çojnë fëmijët e tyre për kontrolle në Strugë. Reparti i fëmijëve në spitalin e Ohrit, për shkak të mungesës së pediatërve, ende punon vetëm si ambulantë e zakonshme. Aktualisht janë dy pediatër. Disa muaj më parë, njëri duhej të dilte në pension. Prindërit kërkojnë nga shteti të sigurojnë pediatër.
“Ne duhet të udhëtojmë në Strugë gjatë fundjavave sepse nuk ka repart për fëmijë në Ohër. Unë nuk jam shofer dhe duhet të angazhoj dikë tjetër, babanë tim, për të na çuar në Strugë. E diela ishte shumë e ngarkuar. Ne pritëm në radhë për rreth dy orë dhe pas marrjes së infuzionit, qëndruam për rreth katër orë ”, tha Viki Kanevçeva-prind.
“Mjekët nga Struga bëjnë gjithçka, por fakti është se ata janë të mbingarkuar, sepse u shërbejnë pacientëve nga Struga, Ohri, Dibra, Resnja…Nëse shteti kërkon ndihmë për plotësimin e vendeve të lira të punës në restorante me kamerierë dhe kuzhinierë nga Nepali dhe Bangladeshi, ai mund dhe duhet të bëjë një plan për të plotësuar vendet e punës në kujdesin primar shëndetësor të fëmijëve”, u shpreh Vlatko Stojkoski – prind.
Më parë ministrat e shëndetësisë Venko Filipçe dhe Bekim Sali kishin premtuar se problemi ishte shumë afër zgjidhjes. Tani ministri i ri, Fatmir Mexhiti, premton se problemi do të tejkalohet.
“Ministri i Shëndetësisë nënshkroi transferimin e një pediatri specialist nga Qendra Shëndetësore e Ohrit, i cili do të punësohet në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit. Jemi në pritje të miratimit nga Ministria e Financave ”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga ministria thonë se një transferim tjetër i një pediatri nga Prilepi ishte në proces, si dhe janë miratuar dy specializime në pediatri për spitalin. /Alsat.mk