Gjendet i vdekur një 37-vjeçar në Shkup

MPB-ja njofton se dje në ora 10:17 në SPB Shkup, është paraqitur se në rrugën “Hristo Tatarçev” është gjetur i vdekuri B.A. (37) nga Shkupi.

Vdekjen pa shenja të dukshme dhune e ka konstatuar mjeku i urgjencës mjekësore, ndërsa ekipi policor nga Kisella Voda ka kryer hetime në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme