Türkiye, rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale publikohen në Gazetën Zyrtare

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale të Türkiyes të mbajtura më 14 maj janë publikuar në Gazetën Zyrtare, raporton Anadolu.

Miliona votues iu drejtuan qendrave të votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit dhe anëtarët e parlamentit prej 600 ulësesh.

Sipas vendimit të Këshillit Suprem Zgjedhor të publikuar në Gazetën Zyrtare, mbi 53,99 milionë nga mbi 60,72 milionë votues të regjistruar në vend votuan në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale brenda Türkiyes.

Përderisa më shumë se 52,97 milionë vota ishin të vlefshme, 1,20 milionë ishin të pavlefshme. Shkalla e pjesëmarrjes në votime ishte 88,92 për qind.

Pjesëmarrja e votuesve jashtë vendit ishte 49,40 për qind pasi mbi 1,69 milionë njerëz votuan në zgjedhje.

Gjithashtu, në portat doganore kanë votuar 148.183 persona.

Sipas publikimit në Gazetën Zyrtare, pjesëmarrja totale e votuesve është 87,04 për qind.

Presidenti aktual Recep Tayyip Erdoğan mori kryesimin në zgjedhje, duke marrë mbi 27,13 milionë vota, apo 49,52 për qind të votave.

Konkurrenti i tij më i afërt Kemal Kılıçdaroğlu, kreu i koalicionit më të madh opozitar të kyesuar nga Partia Popullore Republikane (CHP), doli i dyti me 44,88 për qind, duke marrë 24,59 milionë vota.

Sinan Oğan nga Aleanca ATA mori 5,17 për qind, ndërsa Muharrem Ince, i cili u tërhoq nga gara presidenciale në fund të javës së kaluar pasi fletëvotimet ishin shtypur tashmë, mori 0,43 për qind.

Meqenëse asnjë kandidat nuk arriti të fitonte një shumicë të plotë në votimin e së dielës, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 28 maj midis kandidatëve Erdoğan dhe Kılıçdaroğlu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme