Dyshime për ryshfet në “Ekonominë e Ujërave”

Një udhëheqës në Shoqatën Aksionare “Ekonomia e Ujrave” ka pranuar dy herë nga 3 mijë euro ryshfet nga një qytetar për t’i dhënë leje për gërmim në rërën e lumit, e cila leje nuk guxon të jepet. 42 vjeçari kishte kërkuar dhe pranuar fillimisht 3.000 euro nga i dëmtuari në dhjetor të vitit të kaluar ndërsa në maj të këtij viti, ai përsëri i kishte kërkuar të dëmtuarit edhe 3.000 euro me çka ky i fundit e kishte denoncuar në organet kompetente dhe udhëheqësi i këtij institucioni shtetërorë, ishte kapur në flagrancë nga autoritetet kompetente duke pranuar ryshfetin. Nga Prokuroria Publike kërkojnë që gjykata t’i caktojë masën e paraburgimit të akuzuarit për shkak të rrezikut nga ikja, frikësimi apo kërcënimi i të dëmtuarit si dhe për shkak të rrezikut të përsëritjes së veprës penale. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme