Disa pjesë të Shkupit sot do të mbeten pa energji elektrike, përderisa konsumatorët e dy rrugëve në komunën e Aerodromit nuk do të kenë ujë, njoftojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave të Qytetit të Shkupit.
Sipas njoftimit të marrë nga EVN-ja, për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, pa rrymë nga ora 07:30 deri në 15:30 do të jenë konsumatorët e një pjese të bulevardit “Aleksandar Makedonski” në rrethinën e “Agroservisit” në komunën e Gazi Babës, nga ora 8 deri në orën 11 shfrytëzues të objekteve në rrethinën e fabrikës “Karposh” në komunën e Gjorçe Petrovit, nga ora 08:30 deri në orën 13 konsumatorët e një pjese të rrugës “Fevruarsi pohod” në komunën e Aerodromit, ndërsa nga ora 9 deri në 12, konsumatorët e një pjese të fshatit Dobri Doll në komunën e Sopishtës.
Nga NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Shkup informojnë se për shkak punimeve në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Mite Bogoevski”, nga ora 9 deri në përfundimin e aktiviteteve të punës, konsumatorët e një pjese të kësaj rruge do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë, si dhe të “Zhorzh Bize” në komunën e Aerodromit.