Nga Julian Roepcke, BILD
Ishte një operacion i vogël ushtarak- por me një efekt të madh shokues për Rusinë!
Vetëm pas gjashtë orësh udhëtim të lirë nëpër Rusi dhe pak para se të mbërrinin në qytetin e vogël të Graivoron, ata u ndalën më shumë se 5 kilometra brenda Rusisë nga njësitë masive luftarake ruse. Pas një ‘operacioni anti-terror’ më shumë se 24 orësh, ushtria ruse arriti të zmbrapsë grupin relativisht të vogël të sulmuesve. Sulmi tregoi se sa poroz është kufiri rus dhe sa e lehtë është të depërtosh në territorin rus.
E veçanta: Sulmuesit nuk ishin njësi të ushtrisë së rregullt ukrainase. Sipas deklaratave të tyre, ‘Legjioni i Lirisë Rusia’ dhe ‘Korpusi Vullnetar Rus’ janë përgjegjës për operacionin- të përbërë nga qytetarë rusë, disa nacionalistë ekstremistë të djathtë.
Befasues është fakti se sulmet janë të ngjashme me pushtimet e Putinit në Krime dhe në Ukrainën lindore në vitin 2014.
Për ekspertin ushtarak italian Thomas C. Theiner, është e qartë: “E gjitha kjo ndodh tani në krahun e kundërt”. Në atë kohë ishin ‘separatistët’ ata që filluan sulmet. “Ukrainasit morën manualin e vitit 2014 dhe po e përdorin për vete. Megjithatë, Ukraina ishte më e përgatitur atëherë sesa Rusia tani”.
Me fjalë të tjera, Ukraina po mbështetet në taktikat e Putinit kundër Ukrainës në vitin 2014 dhe 2015 në kundërsulmin e saj ndaj Rusisë.
Sepse në vend që të sulmonte Rusinë me trupat e veta, udhëheqja ukrainase dërgoi armiqtë e Putinit të armatosur rëndë dhe të pajisur me mjete luftarake perëndimore për të zhytur në kaos rajonin perëndimor rus të Belgorodit.
Në atë kohë, Moska dërgoi dy njësi speciale pro-ruse me ukrainas përtej kufirit- të trajnuar dhe të armatosur nga ushtria dhe shërbimet sekrete ruse.
Vetëm kur këta ‘burra të gjelbër’ dështuan dhe ranë viktimë e ‘operacionit antiterrorist’ të shpallur nga Kievi, Moska dërgoi dhjetëra mijëra ushtarë në Ukrainën lindore për të marrë pushtetin në Donbas pas muajsh luftime të rënda.
Në atë kohë, Kremlini i quajti trupat e tij në Ukrainë ‘separatistë pro-rusë’ dhe i shpalli luftimet e ndezura nga Moska si një ‘konflikt i brendshëm’ në Ukrainë. Kur dihej mirë se të gjitha operacionet luftarake kontrolloheshin nga Moska.
Të njëjtën gjë po bën edhe udhëheqja në Kiev. Vëzhguesit në mënyrë tallëse i quajnë rusët e mërguar ‘separatistët pro-ukrainas’. Bazuar në pretendimin e rremë të Kremlinit në vitin 2014.
E thënë ndryshe: Tani Putini po shijon ilaçin e tij!
Sepse trupat anti-Putin, të cilët prej vitesh jetojnë në mërgim, depërtuan në Rusi nga toka ukrainase, të pajisur nga qeveria ukrainase dhe madje të mbështetur me artileri. Suksesi i tyre i përkohshëm në Belgorod mund të shihet si një grusht shteti nga udhëheqja e ushtrisë ukrainase kundër Rusisë agresore.
© SYRI.net