Deputeti i PD, Ervin Salianji në një komunikon për mediat tha se nuk është faji i qytetarëve për rezultatet në zgjedhje, por i opozitës dhe se nuk mund të kërkohet llogari shoqërisë por vetëm atyre që ishin në garë.Lidhur me një rikthim të mundshëm në politike të ish-kryetarit Lulzim Basha, Salianji u shpreh: “Nëse bëjmë gjasme sikur njerëzit kanë pritur që kush ka qëndruar në krevat dhe tani u ndez playstation-i për të luajtur lojën e ka gabim. Dhe ndonjë tjetër që pasi i ngarkon ndonjë mision Rama, thotë hajde po vij tani”.
“Nuk ka asnjë faj populli në këto zgjedhje, faji është i drejtueseve të opozitës, është faji jonë është faji i deputetëve. Po vazhdohet prapë me të njëjtën mënyrë dhe më vjen keq. Ajo që dua të them se ka dhe një paradë budallëku që e shoh dhe para jush herë pas herë. Ata që kanë dalë të katërtit i kërkojnë llogari atyre që kanë dalë të dytët që pse keni dalë ju më mirë ndërkohë që përgjegjësinë kryesore e kanë vetë.