Gazetar: Mefail Ismaili
Deputetët në Kuvend debatuan për propozim ligjin e fundit të propozuar lidhur me ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D. Shumica dhe opozita zhvilluan debat të ashpër për propozim ndryshimet në Ligjin për konfirmimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për ndërtimin e autostradave. Lidija Petkoska nga VMRO-DPMNE, tha se edhe ky ligj si gjithë ligjet e tjera është anti kushtetues dhe shpresojnë se nuk do të dekretohet nga presidenti Stevo Pendarovski.
“E vetmja gjë që na mbetet është të shpresoj se një herë fjala e presidentit Pendarovski me të vërtetë do të jetë fjalë dhe ai nuk do t’i nënshkruajë marrëveshjet dhe nuk do të publikohen në Gazetën Zyrtare për shkak se këto ligje shkelin të drejtat e qytetarëve, janë diskriminuese dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Në propozim ndryshimet e Ligjit special, jepet mundësi që kompani private të lirohet nga të dhënat importuese, diçka që është tepër e dyshimtë sepse hyn në autonominë e Ligjit për Dogana dhe paraqet anashkalimin e tij”, deklaroi Lidija Petkoska, deputete VMRO-DPMNE.
Por deputetët e shumicës mbeten në qëndrimin e si ligjet e tjera dhe Ligji për konfirmimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik ka për qëllim përshpejtimin e procedurave dhe efikasitetit gjatë ndërtimit të autostradave.
“Ndryshimi i zgjidhjeve ligjore, bëhet për rregullimin e ligjeve aktuale me të cilat duhet të respektohet. Realizim më i shpejtë dhe cilësor i projekteve strategjike dhe të rëndësishme në shtet. Kjo ka të bëjë me Korridorin 8 dhe Korridorin 10D. Do të thotë me këto plotësime, përkatësisht ndryshime thjeshtësohen procedurat që do ta lehtësojnë punën në terren”, tha Marija Georgijeska, deputete LSDM.
Shumica parlamentare pret që të premten të votohen pesë ligjet me flamur të Bashkimit Evropian për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10D. VMRO-DPMNE-ja vlerëson se deputetët e shumicës do të votojnë ndryshime ligjore për një marrëveshje të cilën nuk e ka parë opinioni por as ata vetë. /Alsat.mk