Situata në Kosovë, Bugajski “i kthehet” Blinken: Koha për njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet evropiane

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken bëri një reagim të ashpër lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës.

Edhe pse Prishtina po shtrin ndikimin e ligjit në të gjithë territorin e saj, për Blinken një gjë e tillë minon përpjekjet e perëndimit për normalizimin e marrëdhënieve.

Sakaq, një qëndrim i fortë kundër deklaratës së Blinken ka ardhur nga analisti i njohur amerikan, Janus Bugajski.

Ky i fundit, një postim në Twitterin e Blinken, i kujton atij se të dënosh ndërhyrjen e policisë së Kosovës në Veri të vendit, është njësoj si të dënohet certifikimi i Kongresit të SHBA të zgjedhjeve Presidenciale të tre viteve më parë dhe legjitimi i asaj që ndodhi në 6 janar në Kapitol.

“Ekuivalenti i dënimit të certifikimit të Kongresit Amerikan të zgjedhjeve të vitit 2020 dhe legjitimimit të kryengritjes së 6 janarit.

Është koha për të mbështetur një revolucion demokratik në Serbi dhe njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet evropiane.”, shkruan në reagimin e tij Bugajski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme