Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 211 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 70 për tejkalim të shpejtësisë, 16 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 21 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.
Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 3 masa për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 2 për vozitës fillestar dhe 6 të tera për kalim në të kuqe në semaforë…/Alsat.mk