Një 76-vjeçar nga Shkupi është gjetur i vdekur në një banesë në Aerodrom. Policia njofton se trupi i pajetë i të njëjtit është dorëzuar për autopsi.
“Më datë 26.05.2023 në ora 13:23 është raportuar se V.D.(76) nga Shkupi është gjetur i vdekur në banesë në zonën e Aerodromit. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB-Shkup. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.