Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës, se përderisa ishte duke qëndruar në një kafene në Leposaviq është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i panjohur.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi, transmeton Klankosova.tv.
“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se deri sa ishte duke qëndruar në një kafiteri , është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i pa njohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.