Arrihet marrëveshja përfundimtare, Pochettino te Chelsea deri në vitin 2026

Mauricio Pochettino mund të quhet një trajner i ri i Chelseat, edhe pse për zyrtarizimin duhet pritur edhe pak.

Trajneri argjentinas do të rikthehet në Londër, por kësaj radhe duke drejtuar rivalin e Spurs, Chelsean.

Fabrizio Romano ka konfirmuar se Pochettino tanimë ka nënshkruar kontratën me Chelsean e cila e lidh atë me londinezët deri në verën e vitit 2026.

“Mauricio Pochettino më në fund ka nënshkruar kontratën si trajner i ri i Chelseat, pas marrëveshjes verbale të arritur dy javë më parë”.

“Deklarata zyrtare është gati, ai do të fillojë punën si trajner i Chelseat javën e ardhshme”.

“Kontrata do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2026”, ka shkruar Fabrizio Romano.

Mauricio Pochettino has finally signed the contract as new Chelsea head coach after verbal agreement

51-vjeçari ishte i papunë që nga vera e vitit 2022 kur u shkarkua nga Paris Saint Germain.

Ai ka drejtuar gjashtë vite në Ligën Premier, ku për një vit drejtoi Southamptonin derisa nga viti 2014 deri më 2019 ishte pjesë e Tottenham Hotspur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme