Erdoğan: Türkiye tregoi pjekurinë e saj demokratike me një pjesëmarrje deri në 90 për qind

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se në demokracinë turke kjo ishte hera e parë që dëshmoi një votim të tillë në zgjedhjet presidenciale me një pjesëmarrje që arrin deri në 90 për qind, raporton Anadolu.

Presidenti Erdoğan dhe bashkëshortja e tij Emine Erdoğan votuan në kutinë e votimit “3279” në shkollën “Saffet Çebi” në Üsküdar për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Në një deklaratë për gazetarët, Erdoğan tha se për herë të parë në historinë e demokracisë turke, dëshmohet një proces i zgjedhjeve me dy raunde.

Duke rikujtuar se raundi i parë u mbajt më 14 maj, Erdoğan tha: “Derisa tani më 28 maj po kryejmë raundin e dytë, sigurisht që këtu nuk ka parti. Nuk ka fletëvotim të gjatë një metër. Bëhet fjalë për vetëm dy kandidatë dhe shpresoj që votimi sot do të përfundojë shumë shpejt, sepse populli ynë do të votojë këto dy kandidatë”.

“Por, sigurisht, kjo është hera e parë që jemi dëshmitarë të një votimi të tillë në zgjedhjet presidenciale në demokracinë turke. Nuk ka asnjë vend në historinë botërore me një pjesëmarrje të tillë që arrin deri në 90 për qind, por Türkiye e ka treguar pjekurinë e saj demokratike në mënyrën më të mirë me një pjesëmarrje që ka arritur në 90 për qind. Edhe sot besoj se do ta bëjë të njëjtën”, tha Erdoğan.

Ai uroi që zgjedhjet të jenë në dobi të vendit dhe popullit. “Sigurisht që u kërkoj qytetarëve të mi të marrin pjesë deri në momentin e fundit para se pjesëmarrja të arrijë në vetëkënaqësi”, shtoi presidenti Erdoğan.

– Erdoğan bisedoi me qytetarët

Pas largimit nga vendi ku votoi, Erdoğan u përshëndet me qytetarët në pjesën e jashtme të shkollës.

Erdoğan pasi u përshëndet me qytetarët në sheshin e shkollës të cilët e mirëpritën përzemërsisht dhe pas një bisede të shkurtër me ata, ai u largua me automjetin e tij.

Interes të madh për votimin e presidentit Erdoğan kanë shfaqur edhe mediat e huaja.

Shumë gazetarë që mbërritën në shkollë në orët e para të mëngjesit bënë transmetime të drejtpërdrejta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme