Mitrovica e Veriut dhe e Leposaviqi kërkojnë t’u niset faturimi i rrymës

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, njoftoi se ka bërë kërkesë në Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për t’u kyçur dhe për të nisur pagesën e rrymës elektrike, në institucionet publike të komunës.

Ai shkroi në Facebook se ka kërkuar gjithashtu t’i njoftojnë për borxhin që duhet paguar institucioneve të Kosovës për rrymën e papaguar.

“Ju drejtohem si kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut lidhur me kyçjen dhe pagesën e energjisë elektrike për të gjitha institucionet e sektorit publik të cilat bien nën kompetencën e nivelit lokal. Kërkoj prej jush që të filloni sa më parë të ndërmerrni veprimet e nevojshme për kyçjen e të gjitha këtyre institucioneve, në mënyrë që komuna të mund të fillojë pagesën e energjisë së konsumuar”, thuhet në letrën dërguar dy institucioneve.

Këtë kërkesë e ka bërë edhe kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Ai tha se autoritetet duhet ta njoftojnë me borxhin e grumbulluar të rrymës së shpenzuar, që të shlyhen detyrimet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme