Gazetare: Andrea Çobanova
Masat për të ngrirë çmimet e produkteve nga 1 qershori nuk do të vlejnë. Analizat nga Ministria e Ekonomisë treguan se produktet tashmë shiten me çmime më të ulëta dhe për këtë arsye masa nuk do të zgjatet. Nëse ka rritje tjetër drastike të çmimeve, masat e njëjta do të përdoren për të ndërhyrë përsëri, thotë ministri Kreshnik Bekteshi.
“Shumica e produkteve janë edhe më të ulëta se ngrirja e çmimeve që kishim më parë. Inflacioni po bie ndjeshëm në Maqedoni, veçanërisht në fushën e produkteve ushqimore dhe ne presim që në qershor të kemi inflacion më të ulët prej 10 për qind, dhe natyrisht të jetë në përputhje me atë që është parashikuar nga Ministria e Financave dhe Banka Popullore, edhe pse sipas të dhënave të fundit mendoj se do të jemi nën nivelin e parashikimeve”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
Ngrirja e çmimeve të produkteve filloi si masë vitin e kaluar për shumë shumë produkte ushqimore bazë. Për shkak të kufizimit, disa nga produktet nuk ishin në rafte, dhe disa mbetën me çmime të larta pavarësisht masave të qeverisë. Ngrirja e fundit aplikohet për shumicën e fruta- perimeve. Këto produkte tani shiten me çmim dyfish më të ulët. Por, tregtarët thonë se masat e qeverisë nuk patën ndikim pasi prodhuesit dhe importuesit kanë ulur vetë çmimet. /Alsat.mk