Momenti kur serbët gjuajnë me molotov KFOR’in, digjet edhe një veturë e Policisë

Ushtarët e KFOR-it atje vazhdojnë të ballafaqohen me protestuesit e dhunshëm serbë, të cilët po hedhin gjësende drejt tyre, përfshirë koktej molotovi.

Se personat e maskuar po hedhin kokrej molotovi në drejtim të trupave të KFOR-it dëshmon edhe një video e Radios Evropa e Lirë. Aty shihet tek digjet edhe një veturë e Policisë së Kosovës.

Përplasja nisi pasi protestuesit serbë nuk e përfillën kërkesën e KFOR-it për t’u larguar nga rruga me qëllim që të kalojnë disa vetura.

“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.

Pasi nisi përplasja, personat e maskuar u vunë në ballë, duke sulmuar ushtarët e KFOR-it me gjësende dhe duke mbajtur në duar edhe shkopa bejzbolli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme