Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 198 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 57 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.
Kanë shqiptuar dhe 8 gjoba të tjera për përdorim të celularit gjatë vozitjes dhe 3 të tjera për kalim në semafor të kuq. /Alsat.mk