Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mbajtur një fjalim të gjatë në Kuvendin e Kosovës rreth zhvillimeve në veri.
Në një moment, ai foli edhe për Policinë e Kosovës, duke thënë se e ka mbështetjen e qeverisë e të popullit të Kosovës.
“A e kuptoni pra me çfarë kemi të bëjmë? Me milici fashiste dhe për këtë përballje, Policisë së Kosovës i duhet përkrahja e nga Qeveria e Republikës së Kosovës. E ka. Policisë së Kosovës i duhet Kuvendi i Kosovës. Ju tregoni a e ka. Policisë së Kosovës, i nevojitet populli i Kosovës. E ka. Pra është në dorën tonë kjo fitore e radhës për sundim të ligjit dhe kushtetushmëri. Policia jonë ka nevojë për mbështetje, jepjani këtë mbështetje”, deklaroi Kurti, derisa këtu nisën duatrokitjet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Të tilla duartrokitje kishte edhe pas përfundimit të fjalimit të gjatë të Kurtit.