Terminet e para të sezonit veror tashmë janë plotësuar

Gazetare: Andrea Çobanova

Greqia, Turqia dhe Shqipëria kanë qenë tradicionalisht destinacionet më të kërkuara të pushimeve verore për qytetarët e Maqedonisë. Sezoni i pushimeve verore po fillon dhe terminët e para tashmë janë mbushur, sipas agjencive të udhëtimit. Ka gjithashtu shumë interes përveç për Egjipt dhe Tunizi, nga sivjet ka interes edhe për Qipro.

“Nga 20 qershori, do të nisë fluturim direkt çarter nga Shkupi në Qipro, dhe tashmë ka fluturime çarter për në Egjipt dhe Tunizi. Ka një interes të madh nga ana e qytetarëve për këto destinacione, terminët e para tashmë janë shitur, dhe ka shumë rezerva për prenotim të hershëm. Çmimet për këto destinacione fillojnë nga 400 euro për shtatë netë për person. Megjithatë, interesi më i madh është në vendet që kanë qenë destinacionet kryesore të qytetarëve tanë për vite me radhë ”, thonë nga një Agjenci Udhëtimi.

Qytetarët e Maqedonisë në tre vitet e fundit zgjedhin gjithnjë e më shumë aranzhime inkluzive, që janë në dispozicion në pothuajse çdo destinacion. Megjithatë, çdo hotel ofron një lloj të ndryshëm të shërbimit që është zgjedhur nga klienti, mund të zgjidhni vetëm fjetje dhe mëngjes, ose all-inclusive. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme