Gjykata Themelore Penale në Tetovë sot dënoi Florin Besimin dhe Artan Etemi me 1 vjet e 6 muaj burg me kusht dhe 1 milion denarë dënim me para për zjarrin në spitalin modular të Tetovës, ndërsa mjeku Boban Vuçevski dhe Klinika e Tetovës si institucion u liruan nga akuzat.
Ish-drejtorët e Spitalit klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi, u akuzuan për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa mjeku Boban Vuçevski për “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Djegia e spitalit modular në Tetovë ndodhi më 8 shtator 2021, në të cilën humbën jetën 14 persona.