Kritika të shumta për Jusuf Zejnelin, kandidat për Rektor të UT-së

Gazetar: Ardit Ramadani

Konkursi për zgjedhjen e Rektorit të ri të Universitetit më të madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut ka nxitur reagime të opinionit publik. Për shumë arsye, kandidati për rektor Jusuf Zejneli është cak i kritikave. Fakti që ky i fundit është i afërt me Bashkimin Demokratik për Integrim, që dëshmohet përmes videove ku ai shihet si pjesëmarrës në një aheng ku i këndohet me çifteli kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit, për qytetarët përbën partizim edhe më të skajshëm të Universitetit të Tetovës dhe po humbet shpresën për Arsim të Lartë cilësor në vend, pasi sipas tyre, udhëheqësit zgjidhen nga Reçica dhe jo nga Universiteti.

“Kjo partiake është, faktikisht është përkatësia partiake. BDI-ja e ka marrë përpara, deri ku do e çoje nuk e di, Zoti na ndihmoftë”.

“Këtu ka shumë nepotizëm, punë partiake, korrupsion, padrejtësi, populli e ka mbyllë gojën”.

“Shtetin populli e bën, si populli, ashtu shteti. Me qenë populli revolucionar, nuk mund të luajnë as partitë as asnjë”.

“Katastrofë, zero, e lexova një titull që e shkruajti një maqedon sot në Fejsbuk. Udhëheqja e Universitetit të gjithë diplomat me pare, krejt me parë në Reçicë”.

“Realisht mund të them që unë ka vetëm tre javë që jam prind dhe që tash e kam si brengë të themi këtë pjesën e arsimit se ku për shembull konkretisht do ta vazhdojë arsimin vajza ime dhe në këtë kontekst nuk shohë ndonjë derë pak më të mirë”.

“Korrupsioni e ka marrë teposhtën, jo vetëm profesori, por nuk ka segment në këtë shtet që ka ngelë pa korrupsion, pa korrupsion të bëjnë budalla”

Përveç kritikave për afërsi me BDI-në, Zejneli në “Fejsbuk” është përballur edhe me një akuzë tjetër.

“Si mundet të udhëhiqet një Universitet nga një person si Jusuf Zejneli! Për veprimet e tij e dinë studentët, e di unë dhe posedoj fakte dhe dëshmi! Sot do flas pa dorëza, në kohën kur isha studente po e potencoj përsëri në kohën kur isha studente, personi në fjalë kërkonte të pijë kafe me mua në Prishtinë, por jo diku në Maqedoni sepse do të na sheh dikush vallë përse nuk e di edhe sot të çon të mendohesh si shumë edhe pse përgjigjen e ke! Sa favore të tjera ju ka kërkuar studenteve të tjera që heshtin e nuk flasin”, shkruan Zejneli në FB.

ALSAT kontaktoi me denoncuesen Ardiana Dauti dhe e njëjta është e gatshme që këto deklarata t’i dëshmojë edhe para organeve të hetuesisë në vend.

Partizimi i institucioneve të Arsimit të Lartë prej kohësh nga ekspertët është komentuar si shkatërruese për Universitetet vendase. Por përkundër kësaj, kandidati për rektor, aktualisht dekan i Fakultetit të Drejtësisë, Jusuf Zejneli nuk e pa të arsyeshme të përgjigjet në pyetjet lidhur me akuzat e kritikat e shumta në opinion për afërsi me BDI-në dhe për sjellje të pahijshme ndaj studenteve.

Pyetjet e ALSAT, drejtuar Jusuf Zejnelit
1- Si i komentoni kritikat në opinionin publik në lidhje me afërsinë tuaj me Bashkimin Demokratik për Integrim, gjë që potencialisht ndikon në partizimin e mëtejshëm të Arsimit të Lartë në Maqedoninë e Veriut?
2- Ka pasur akuza edhe për amoralitet për ju.
Saktësisht, një ish-studente ju ka akuzuar publikisht se i keni kërkuar asaj favore, të pini kafe dhe ngjashëm. Cili është komenti juaj për këtë?

Përveç Jusuf Zejnelit, në garë për rektor të UT-së janë edhe Myqereme Rusi, Bashkim Ziberi dhe Dervish Alimi. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme