Osmani: Ata që sulmuan gazetarët duhet të përballen me drejtësinë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dënuar sulmin e sotëm ndaj mediave në Leposaviq.

Me anë të një postimi në Twitter, ajo shprehet se gazetarët në veri të Kosovës u sulmuan sërish brutalisht nga bandat kriminale dhe se ata që kryejnë këto sulme duhet të përballen me drejtësinë.

“Përpjekjet e tyre për të destabilizuar Kosovën do të dështojnë. “Këto akte të tmerrshme të dhunës së vazhdueshme duhet të dënohen nga të gjithë”.

“Sundimi i ligjit do të mbizotërojë”, shkroi e para e shtetit, Vjosa Osmani.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme