Një burrë është rrëzuar nga shëtitorja prej xhami në Parkun Kombëtar të Kanionit të Madh. Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar teksa Kanioni i Madh cilësohet një prej 61 parqeve kombëtare më vdekjeprurës të SHBA-së.
Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një 33-vjeçar i cili nuk është identifikuar. Ai u rrëzua nga ajo që quhet “Sky Walk” mëngjesin e 5 qershorit duke rënë kështu nga një lartësi prej 1.2km duke gjetur vdekjen.
Ekipet e shpëtimit nxorën një helikopter në terren për t’i ardhur në ndihmë 33-vjeçarit, por ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.
Nuk dihet ende nëse viktima ra nga buzë shkëmbit në kanion apo nga struktura Skywalk ndërsa ka dyshime që mund të bëhet fjalë edhe për vetëvrasje.