Qendra e Menaxhimit të Krizave raporton se për shkak të reshjeve të mëdha në disa vende në të gjithë vendin, disa lumenj kanë dalë nga shtrati, dhe disa akse rrugore janë mbyllur.
Për disa orë ishte bllokuar rrugë Gradsko-Prilep në afërsi të fshatit Raec. Qendra për Menaxhimin e Krizave paralajmëron që të mos të kalohet mbi urë te fshatit Pçinja, pasi është me ndërtime të dobëta. Për shkak të rritjes së nivelit të ujërave në Kriva Rekë, që do të arrijnë në lumin Pçinja, ekziston rreziku i shembjes së tij.
Vërshime kishte edhe në Kavadar ku lumenjtë mbrëmë dolën nga shtrati dhe shkaktuan dëme të mëdha. U shembën ura për këmbësorë ndërsa u përmbytën disa shtëpitë. Komuna e Kriva Palankës ka filluar sot riparimin e dëmeve.
Në verilindje të vendit gjithashtu ka pasur reshje të shumta që kanë shkaktuar rrëshqitjes së dheut dhe bllokim të rrugëve. Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë thonë se mund të ketë rrëshqitje të dheut nëpër luginat e lumenjve dhe përroskat, mbi të gjitha në asket rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.