MPJ: Një fëmijë 8 vjeç nga Maqedonia ka ndërruar jetë në aksidentin në rrugën Elbasan-Peqin

Nga Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut kanë konfirmuar se në aksidentin e sotëm në rrugën Elbasan-Peqin në Shqipëri ka ndërruar jetë një fëmijë 8 vjeç nga Gostivari, përcjell TV21. Nga MPJ shtojnë se dy personat tjerë në veturën e aksidentuar me targa të Gostivarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Ju njoftojmë se sot, më 17 qershor, në magjistralen Elbasan-Peqin, Republika e Shqipërisë, ka ndodhur aksident i rëndë trafiku, ku ka humbur jetën fëmija 8 vjeçar, A. K. nga Gostivari, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa dy bashkëudhëtarët, T. D. dhe R.K. janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë duke u trajtuar në spitalin lokal në Elbasan. Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tiranë është në komunikim me institucionet kompetente të Shqipërisë dhe familjen e fëmijës së ndjerë dhe janë vënë në dispozicion për ndihmë lidhur me bartjen e trupit të pajetë nga Shqipëria. Gjithashtu ju njoftojmë se janë në dispozicion telefonat e shërbimit kujdestar të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë +355689019198 dhe telefoni SOS i Ministrisë së Punëve të Jashtme 075 273 732”, thonë nga MPJ.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme