Nxirret nga lumi Lepenc vetura me trupat e pajetë të tre shtetasve të Kosovës

Gazetare: Ajnur Bafqari

Njësitë speciale të policisë dhe të drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim kanë nxjerr nga lumi Lepenc makinën me trupat e pajetë të tre shtetasve të Kosovës, e cila të shtunën kishte rënë në lum pas një aksidenti me një automjet tjetër.

Aksidenti ka ndodhur afër Shkupit, disa kilometra larg vendkalimit kufitar mes dy shteteve në Bllacë. Në veturën me targa të Kosovës ishin katër persona dhe njëri prej tyre ka arritur të dalë prej saj, ndërsa të tjerët së bashku me mjetin kishin përfunduar në lumin Lepenc.

Person është nxjerrë nga lumi dhe është transferuar në spitalin ‘8 Shtatori” në Shkup dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, ka bërë të ditur policia maqedonase. Policia ka njoftuar se kanë ndaluar shoferin e automjetit me targa të Shkupit që besohet të ketë shkaktuar aksidentin tragjik. Në momentin e aksidentit sipas policisë maqedonase, ka pasur prurje të mëdha të lumit Lepenc për shkak të reshje të rrëmbyeshme të shiut. Në operacionin e nxjerrjes së makinës kanë marrë pjesë edhe epike të kërkim-shpëtimit nga Kosova. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme