Tërhiqen 3 kandidatët për Rektor të UT-së: Zgjedhjet janë të kurdisura, presione nga të gjitha anët

Kandidatët Bashkim Ziberi, Myqereme Rusi dhe Dervish Alimi janë tërhequr nga gara për Rektor të UT-së për shkak të dyshimeve të bazuara se këto zgjedhje janë të kurdisura në favor të kandidatit të përfolur si i BDI-së, Jusuf Zejneli.

Përveç presioneve ndaj profesorëve, këta tashmë ish-kandidatë janë shprehur se presione politike ka edhe ndaj familjarëve të profesorëve, duke ju bë shtypje atyre që të votojnë për kandidatin Jusuf Zejneli.

Në letrën e dorëheqjes, ata i dorëzuan 3 kërkesa Qeverisë së RMV-së dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

1- Të shkarkohet kryetari i Senatit, me gjithë senatin, për shkak të vendimeve të jashtëligjshme, të konfirmuara nga Inspektorati i Arsimit të Lartë.

2- Të shkarkohet UD.Rektori Kushtrim Ahmeti, i zgjedhur në mënyrë të jashtëligjshme, sipas raportit të Inspektoratit të Arsimit të Lartë.

3- Kërkojmë nga MASh, të caktojë UD.Rektor, apolitik, me kredibilitet moral dhe intelektual që do të udhëheqë procesin e zgjedhjes së organeve të reja të UT-së.

Më tutje, në letrën e dorëheqjes kandidatët thonë se qëndrimi i tyre në këtë garë vetëm do të legjitimonte një proces të kapur, të kurdisur dhe me plot presione nga ish-rektori, tani kryetar i Senatit, Vullnet Ameti.

“Promovimet tendencioze të programeve të kandidatëve para stafit akademik, duke u prononcuar haptas me aklamacion për njërin nga kandidatët, presionet e ndryshme nëpërmjet njësive akademike, vizitat e shpeshta në fakultetet e kundërkandidatëve nga ana e kryetarit të senatit dhe u.d. rektorit, për të shantazhuar të njëjtit dhe promovuar kandidatin e preferuar, deri në thirrjet individuale të mësimdhënësve duke ushtruar presione të formave të ndryshme. Që gara të bëhet edhe më e pakuptimtë këtu i shtojmë edhe presionet politike mbi profesorët, gjegjësisht familjarët e tyre. Pjesëmarrja e mëtejme në këtë garë veëm se do të legjitimonte këtë proces që është gjithçka tjetër përpos një garë e lirë akademike” shkruan në këtë letër.

ALSAT që nga shpallja e parë për Rektor të UT-së ka informuar në lidhje me shkeljet ligjore dhe statutare të këtij procesi si dhe ndikimet e jashtme në drejtim të favorizimit të njërit prej kandidatëve. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme