ASH: Zgjedhjet në UT të nisin nga pika zero

Aleanca për Shqiptarët kërkon përsëritjen e zgjedhjeve për rektor të UT-së. Nga partia e Taravarit thonë se zgjedhjet në UT kanë qenë të ndikuara, kontrolluara dhe të orkestruara me qëllim që në këtë pozitë të zgjidhet kandidati i preferuar i Vullnet Ahmetit dhe klanit të tij të krimit dhe korrupsionit.

“Për ne si subjekt politik, është e pa tolerueshme që ky Universitet që paraqet vlerë kombëtare të popullit tonë, i ndërtuar me gjak e sakrificë, të shndërrohet në kompani private e individëve apo grupeve të afërta me parti politike, të cilët për interesa të tyre personale këtë Universitet e mbajnë të ngulfatur, duke e konsideruar si pronë të tyre. Koha e sulltanateve ka mbaruar. Lista e zezë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është e kompletuar pa ju,” thanë nga Aleanca për Shqiptarët.

ASH-ja e kujton edhe një herë ministrin e arsimit Jeton Shaqirin se e ka obligim ligjor të marrë masa konkrete.

“Që nga 25 maji, UT është pa rektor. Andaj, edhe një herë ftojmë ministrin Jeton Shaqiri që urgjentisht të caktojë një ushtrues detyre rektor. Ky u.d. do të duhet të rinisë nga pika zero procesin e përzgjedhjes së rektorit të ri. Në ndërkohë të shkarkohet i tërë senati dhe prorektorët,” u shprehën nga Aleanca për Shqiptarët.

 Ndërsa ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri prej kohësh bën ping- pong deklaratash se çështja duhet shqyrtuar nga komisioni i shkallës së dytë. Nga ky Komision na thanë se UT-ja s’ka ankesë dhe se për rrjedhojë është vet ministri ai që zvarrit marrjen e masave ndaj shkeljeve. Ndërkohë BDI-ja dje doli në mbrojtje të procesit dhe shkeljeve në UT duke fajësuar madje mediat. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme