Nga Sarah Rainsford, BBC
Putinit nuk i pëlqen tradhtia. Ai e urren atë. Ai absolutisht e urren atë.
Na është thënë gjithashtu se ata, që nuk janë të përfshirë, mund të kthehen në pozicionet e tyre, pra të kthehen në luftë.
Por ka një ndryshim kyç.
Grupi ‘Wagner’ ishte duke u shkrirë në Ministrinë e Mbrojtjes. Ditët e tij si një grup mercenar që vepronte dhe financohej në mënyrë të pavarur po përfundonin.
Udhëheqësi i tyre, Yevgeny Prigozhin kishte një kohë të gjatë që përplasej me ministrinë dhe po rezistonte që trupat e tij të bëheshin pjesë e saj.
Unë mendoj se kjo është ajo që e shtyu Prigozhinin të ndërmerrte një veorim të tillë kaq radikal.
Nëse luftëtarët e Wagner-it do të nënshkruajnë apo jo kontrata për t’iu bashkuar Ministrisë ruse të Mbrojtjes, kjo është një pyetje që pritet të marrë përgjigje.
Kjo nuk ka përfunduar ende për Putinin. Është një krizë që është shmangur, por nuk mendoj se ai e ka kapërcyer plotësisht atë.