Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë “që t’i ndalojë menjëherë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete”.
Kjo thirrje e Kurtit vjen pasi të hënën u sulmua me granata dore objekti i komunës së Mitrovicës së Veriut.
Ministria e Punëve të Brendshme e ka quajtur sulm terrorist, duke deklaruar se përgjegjësit do të vihen para drejtësisë.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, thase sulmi i mbrëmshëm me granatë dore M75 në objektin e komunës është padyshim sulm i organizuar terrorist.
© SYRI.net