Gazetar: Adrian Kerimi
Policia ka arrestuar një 71 vjeçar nga Krusheva, në shtëpinë e të cilit janë gjetur dhjetëra pushkë, pistoleta dhe municion. Ministria e Brendshme ka njoftuar se gjatë bastisjes janë konfiskuar edhe pjesë të armëve të cilat 71 vjeçari i ka ruajtur në shtëpinë e tij.
“Janë gjetur mbi 60 pushkë, mbi 60 pistoleta dhe mbi 2000 copa municion për gjueti të kalibrit të ndryshëm. Gjithashtu janë konfiskuar edhe pjesë të ndryshme të pushkëve dhe pistoletave”, thanë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nuk dihet dosja penale e të dyshuarit dhe as dyshimet nëse policia ka kryer bastisjen mbi njohuritë që organet e ndjekjes penale mund të kenë ndaj 71 vjeçarit për përpunim dhe mirëmbajtje të armëve. Nga hetimet nuk ka rrjedh asnjë informacion nëse i dyshuari ka pasur leje për armëmbajtje në përputhje me dispozitat ligjore për gjueti. Ministria e Brendshme ka njoftuar se pas dokumentimit të rastit, ndaj të dyshuarit do të procedohet penalisht. /alsat.mk