Eksperti i Sigurisë Dritan Goxhaj tregoi se grupi Wagner në Rusi është krijuar në vitin 2014 nga shërbime sekrete të ushtrisë ruse.
Arsyeja e krijimit të grupit paramiliar, shpjegoi eksperti, ishte lufta në Donbas ku Rusia nuk mund të dërgonte forca të ushtrisë së saj.
Ai tregoi se emri i kompanisë u vendos në nder të ish-kolonelit që e themeloi i cilin gjatë luftës në Çeçeni mbante nofkën Wagner.
“Kur filluan luftimet në Donbas, duke qenë se ligji rus s’e lejon, u krijua kjo organizatë brenda Rusisë. Në 2014 Rusia nuk merret dot pjesë në luftimet e Donbas për shkak të marrëveshjes së Minskut, ndaj shërbimet sekrete ruse krijuan grupin Wagner. Këtë e krijoi në ish-kolonel i forcave speciale të shërbimit të brendshëm rus Dimitri Udgin, i cili gjatë luftës në Çeçeni mbante nofkën Ëagner ndaj edhe kompanisë iu vu emri Wagner”, tha eksperti.